Të rinjtë e dehur bllokojnë rrugën me “dinozaurin”!

Një dinozaur u la në mes të rruge nga disa të rinj të dehur, supozojnë burimet policore.
Dinozauri i modelit Triceratops duhej të hiqet nga rruga High në Godshill në Ishullin e Wight, pasi u mor nga kopshti Jurassic. Pronari Martin Simpson tha se ishte i tronditur teksa kishte parë modelin e paraqitur në mediat sociale gjatë fundjavës. Dinosauri është pjesë e dyqanit në formë kopshti të Simpson, ku ai shet gjëra me vlerë prehistorike dhe fosile.
Ai tha se duhej një fuqi e madhe për të tërhequr fosilin e dinozaurit, kështu që me siguri kjo duhet të ishte një përpjekje e një grupi dhe jo një individi të vetëm.
Më tej, ai ka thënë se tani duhet të sigurohet që incidenti nuk ka për të ndodhur përsëri.
Ndërkohë në rrjetet sociale janë postuar foto të ndryshme kur të rinjtë po tërhiqnin dinozaurin për ta nxjerrë atë në rrugë. Njerëzit që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve në ishull kanë thënë që e kanë dinozaurin  në Xhennet Jurassic. Rruga është rihapur pas një periudhe të shkurtër bllokimi.

Burimi: BBC/S.L

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?