Të shtëna me armë në Kanada, 10 të vdekur, 25 të plagosur

10 persona, përfshirë dhe autoren e sulmit, e cila dyshohet të jetë një grua, janë gjetur të vdekur pas të shtënave me armë në verilindje të Kolumbisë Britanike, tha policia kanadeze të martën.

Shtatë nga viktimat u gjetën brenda një shkolle të mesme në komunitetin Tumbler Ridge, dy të tjerë u gjetën në një banesë. Autoritetet besojnë se të dyja rastet janë të lidhura me autoren që kreu sulmin në shkollë sipas Policisë Mbretërore Kanadeze të Kalërimit (RCMP).

Autorja e vrasjes, u gjet gjithashtu e vdekur, me policinë që vlerëson se mund të ketë qëlluar veten. Autoritetet thanë se nuk kishte shenja të autorëve të tjerë dhe se nuk kishte më asnjë rrezik për banorët. Në të njëjtën kohë, siç raporton BBC, zyrtarët thanë se e dinin identitetin e saj, por ende nuk e kanë bërë të ditur emrin ose gjininë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacione të tjera në mediat ndërkombëtare, raportojnë se sulmi i armatosur është kryer nga një grua me flokë ngjyrë kafe, e cila mbante veshur një fustan, rreth orës 13:20 sipas orës lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën kohë, 25 persona të tjerë po i nënshtroheshin ekzaminimeve mjekësore në qendrën lokale shëndetësore, sipas autoriteteve.

“Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë komunitetin e Tumbler Ridge”, tha Ministrja e Sigurisë Publike të Kolumbisë Britanike, Nina Krieger, nëpërmjet Platformës X, duke siguruar se çdo burim i disponueshëm do t’i kushtohet hetimit të rastit.

Ndërkohë, kryeministri kanadez Mark Carney anuloi një udhëtim të planifikuar në Gjermani pas të shtënave, tha zyra e tij. Carney kishte planifikuar të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në një deklaratë, ai theksoi se ndan pikëllimin e kanadezëve dhe falenderoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit “që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur bashkëqytetarët e tyre”. Ai shtoi gjithashtu se qeveria federale “qëndron me të gjithë banorët e Kolumbisë Britanike ndërsa ata përballen me këtë tragjedi të tmerrshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?