Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA
Bota E Shtunë, 11 Shtator 2021 14:30
Të shtëna me armë janë regjistruar në një shkollë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja është regjistruar në Karolinën e Veriut në një shkollë të mesme në Hampstead.
Mediat e huaja raportojnë se deri më tani nuk dihet nëse ka të plagosur ose viktima.
Ndërkohë, policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ka rrethuar zonën. Deri më tani nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur, ndërsa detaje pritet të zbardhen.
KOHA JONË SONDAZH

