Të shtëna me armë zjarri në Paris, plagoset rëndë një vajzë 10-vjeçare

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Paris. Incidenti ku mbeti e plagosur rëndë një 10-vjeçare ndodhi në një periferi të Parisit, në Padin, në zonën e Saint-Denis.

Sipas mediave të huaja, një burrë me armë qëlloi drejt një automjeti ku ishin një burrë dhe vajza e tij 10-vjeçare.

Vajza e vogël është plagosur rëndë në shpinë dhe është dërguar në spital nga babai i saj, i cili fatmirësisht nuk ka pasuar lëndime.

Policia është duke hetuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili është larguar.

SHKARKO APP