FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të shtëna në Napoli, plagosen 4 persona. Mes tyre një 10-vjeçare

Një fëmijë 10-vjeçar ka mbetur i plagosur aksidentalisht në këmbë, nga një e shtënë arme zjarri të dëgjuar në rrugën “Annunziata” të lagjes “Forcella”, në qendrën historike të Napolit. Veç të miturës janë plagosur edhe 3 shtetas ekstrakomunitarë.

Dinamika e ngjarjes mbetet ende mister, sikurse edhe fakti se kush ka qëlluar me armë. Megjithatë, policia ka nisur hetimet, ndërkohë që e vogla është dërguar menjëherë në Spitalin “Santobono”.

Ngjarja ka ndodhur në tregun e “Maddalena”-s, aty ku më së shumti ka një prani tregtarësh me ngjyrë, duke i shtyrë hetuesit të ngrenë hipotezën se emigrantët mund të kenë qenë objektivi i agresorit që ka qëlluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Forcella” është një lagje e shquar, fatkeqësisht, për vrasjen e 14-vjeçares Annalisa Durante në vitin 2004. Në vitin 2014 ka shërbyer edhe si qendra e veprimeve kriminale të grupit mafioz “Camorra”, ndërsa më 31 dhjetor të vitit 2015 është vrarë 27-vjeçari Maikol Giuseppe Russo. /shqip

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?