FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të shtëna në një restorant, 17-vjeçari dyshohet për masakër me 4 viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një sulm me armë zjarri u ka marrë jetën 4 personave dhe ka lënë të plagosur 8 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Tarsusit, pranë qytetit të Mersinit në Turqi.

Autor i dyshuar i ngjarjes është një 17-vjeçar i armatosur me pushkë, i cili është ende në arrati, teksa aksioni i Policisë për kapjen e tij po vijon. Sipas hetimeve paraprake, autori ka hapur fillimisht zjarr në një restorant, ku ka vrarë pronarin dhe një punonjës, si dhe ka plagosur disa klientë që ndodheshin brenda lokalit.

Teksa po largohej nga vendngjarja, ai ka qëlluar edhe ndaj personave të tjerë, duke vrarë dy burra të tjerë dhe duke shkaktuar panik në zonë. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, pasi nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare për rrethanat e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?