Të vrasësh veten se refuzon martesën!
Sipas raporteve Boko Haram(grup terrorist islamik me bazë në verilindje të Nigerisë) është duke i detyruar dhe dhunuar vajzat e reja në misione vetëvrasëse për refuzimin që ato po ju bëjnë martesave me pjesëtarë të grupit islamik të Afrikës Perëndimore.
Lajmi vjen në prag të përvjetorit të dytë të rrëmbimeve masive të rreth 300 vajzave nga një shkollë në veri të Nigerisë. Pavarësisht se ka pasur protesta ndërkombëtare, shumica e vajzave rezultojnë të zhdukura ende së bashku me rreth 2.000 gra dhe fëmijëve të rrëmbyer në raste të ngjashme.
Doune Porter, i organizatës UNICEF në Nigeri ka thënë se vajzat që kishin mbijetuar kanë treguar se i kishin detyruar në misione vetëvrasëse pasi që kishin refuzuar për t’u martuar me luftëtarë të Boko Haram. Martesat me pjesëtarë të Boko Haram përshkruhet më saktë si përdhunime.
Abuzimi seksual në robëri është një arsye tjetër pse përdorimi i grave të reja është në shifra të larta sepse ato janë të kushtëzuara për t’u folur dhe ju bindet vetëm urdhrave.
“Kush mund të imagjinojë se si një vajzë tetë vjeçare mban një bombë që mund të vrasë veten”? “A do të shqetësohemi për një vajzë tetë vjeçare që është duke trokitur në derën tuaj duke kërkuar për ujë? Kjo është një taktikë që është duke u përdorur”. Është e pabesueshme se në dy vjet pas lëvizjes së solidaritetit në të gjithë botën për vajzat, UNICEF është ende duke luftuar për të mbledhur më pak se 12 për qind të fondeve që ka nevojë për të siguruar ndihmën emergjente për të zhvendosur 1.3 milionë fëmijë nga rrethi i Boko Haram.
Burimi: The Independent/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

