“Të zinjtë urrejnë të bardhët për suksesin e tyre”

“Shqetësimi ndodhet në mendjet e tyre, kanë zëmërim dhe tërbim. Ata urrejnë njerëzit e bardhë sepse janë të sukseshëm, kurse ata jo”  Është kjo deklaratë e kongresmenit republikan të Karolinës së Veriut Robert Pittenberg, bërë për rrjetin BBC, që ka ndezur edhe më shumë protestat në vend, të cilat vijonë prej tre ditësh si pasojë e vrasjeve të njerëzve me ngjyrë nga policë të bardhë.

Deklarata e tij referuar komunitetit me ngjyrë është përhapur me shpejtësi në internet dhe ka shkatuar një valë kritikash ndaj tij.

Kongresmeni demokrat i Karolinës së Veriut Butterfield i konsideroi komentet të tmerrshme dhe të pështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy orë pas intërvistës në BBC, Pittenger pendohet dhe kërkon ndjesë fillimisht nëpërmjet një postimi në twitter, dhe më pas në një interviste për CNN.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Deklarata ime në BBC nuk reflekton atë që jam unë. Unë thjesht po citoja disa deklarata të bëra nga vetë protestuesit. Ajo që po ndodh në vendin tim më thyen zemrën. Qytetarët e vendit tim meritojnë më shumë se sa këto komente përçarëse të bëra nga injorantë. Kërkoj ndjesë dhe shpresoj të sjell dhe qetësi në Sharlot”

Protestat në Charlotte në Karolinën Veriore vijuan në mbrëmjen e tyre të tretë. 9 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa 44 të tjerë janë arrestuar duke detyruar guvernatorin të shpallë gjendjen e emergjencës në qytet.

Protestat u nxitën nga vrasja e Keith Scott nga një oficer i policisë, teksa këta të fundit kërkonin një tjetër të dyshuar.

Afro-amerikani u qëllua për vdekje pasi policia raportoi se ai mbante në dorë një armë, teksa familjarët e Scott thonë se ai po mbante një libër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?