Ted Cruz, njeriu që gozhdoi Donald Trump?

Në SHBA, Senatori Ted Cruz mundi miliarderin Donald Trump në votimet e shtetit Ajova për kandidatët republikanë presidencialë, duke përmbysur ndjeshëm rezultatet e anketave.

Cruz, ligjvënës konservator nga Teksasi, mori 28 përqind të votave, krahasuar me 24 përqind të zotit Trump, i cili vetëm pak përpara votimeve kryesonte në shumicën e anketave.

Senatori Marco Rubio i Floridës doli i treti me 23 për qind, rezultat që u komentua si i papritur për shumë analistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cruz e festoi fitoren në Ajova duke i dhënë një puthje pasionante të shoqes, Heidi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kush është Cruz, njeriu që mund të bëhet president i SHBA për Republikanët?

Ai është Senator i Teksasit që prej vitit 2013.

Më herët ai ka punuar në Komisionin Federal të Tregtisë dhe ka qenë zëvendësprokuror i përgjithshëm.

Cruz ka këshilluar George W. Bush gjatë fushatës presidenciale të vitit 2000.

Është i martuar dhe ka dy vajza, Caroline dhe Catherine.

Familja ndjek rregullisht meshat e Kishës së Parë Baptiste në Hjuston.

Ai është kundër aborteve, mbështet dënimin me vdekje dhe është kundër pages minimale, ndërsa mbështet një taksë të sheshtë.

Sipas BBC, nëse do të zgjidhej, ai do jetë Presidenti më konservator i erës moderne.

Cruz është kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe do të kthejë mbrapsht reformën shëndetësore të Presidentit Obama.

Cruz ka bërë armiq të panumërt brenda Republikanëve, ndërsa ndryshe nga zoti Trump, nuk ka qarkulluar shumë emra zyrtarësh të mundshëm për administratën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?