Teksasi ndalon abortet pas 1.5 muaj shtatzani, nuk përjashtohen as viktimat e përdhunimit
Guvernatori i Teksasit ka nënshkruar një ligj që ndalon abortet qysh nga java e gjashtë dhe nuk bëhen përjashtime për ata që janë viktima të përdhunimit ose abuzimit.
Ligji unik, i nënshkruar nga Greg Abbott të Mërkurën, ndalon zyrtarët shtetërorë që të zbatojnë ndalimin, por lejon këdo tjetër të padisë një ofrues mjekësor nëse ata dyshojnë se ata shkelin rregullin.
“Krijuesi ynë na dhuroi të drejtën për jetë dhe megjithëse miliona fëmijë humbin të drejtën e tyre për jetë çdo vit për shkak të abortit,” tha Abbott.
“Në Teksas, ne punojmë për të shpëtuar ato jetë. Dhe kjo është pikërisht ajo që legjislatura e Teksasit bëri këtë sesion.”
Shteti aktualisht ndalon abortin pas 20 javësh, me përjashtimet e vetme për gratë që kanë një gjendje mjekësore kërcënuese për jetën ose anomali të rëndë të fetusit.
Ata që dëshirojnë të ngrenë padisin akte të tilla mund të kërkojnë dëme financiare deri në 10,000 dollarë në përputhje me të ashtuquajturin “ndalimi i rrahjeve të zemrës” dhe nuk ka përjashtim për viktimat e abuzimeve.