Telashet për kancelaren Merkel nuk kanë të sosur

Një fundjavë jo edhe aq e rehatshme për kancelaren gjermane. Të shtunën (07.10) Merkel foli para rinisë konservatore, por përballja e vërtetë pritet të dielën. Merkel shpalli ndërkohë bisedimet e koalicionit. Për herë të parë pas humbjeve të ndjeshme të unionit konservator, CDU/CSU në zgjedhjet e Bundestagut më 24 Shtator, kancelarja gjermane, Angela Merkel doli para një publiku të gjerë partiak. Në „Ditën e Gjermanisë” të Unionit të të Rinjve, (JU) në Drezden, me 1000 të deleguar Merkel u përball me kritika. Pas humbjeve të unionit, kreu i Unionit të të Rinjve konservatorë për Bavarinë, Hans Reichhart kërkoi në takim ndërrim të plotë të kursit të kancelares Merkel. Sipas tij partitë e unionit pësuan “një dështim të madh”. Ne jemi për të djathtën dhe qendrën, “por nuk duam të jemi të hapur nga të gjitha anët”, theksoi Reichhart në konferencën e unionit rinor.

Ndërkohë kancelarja Merkel ka shpallur në takimin e unionit të të rinjve, se një koalicion të mundshëm mes liberalëve dhe Të Gjelbërve do ta vendosë një kongres i partisë, CDU. Me këtë Merkel pranoi kërkesën e unionit rinor që kërkon votën e partisë për koalicioni. Në Drezden Merkel tha, se nuk ka alternativë tjetër, “pasi është e qartë, që SPD-ja për një kohë të caktuar në nivel federal nuk është më e aftë për qeverisje.”

Deutschland Dresden Deutschlandtag der Jungen Union Angela Merkel (picture-alliance/dpa/M. Skolimowska)

Organizata rinore e CDU-së dhe CSU-së ka kërkuar para konferencës tre ditore, mprehjen e profilit konservator dhe ndërrime personeli pas humbjeve në zgjedhje. Kreu i Unionit të të Rinjve, Paul Ziemiak u shpreh të premten në mbrëmje, se CDU dhe CSU duhet të sheshojnë shpejt diferencat mes tyre mbi kufirin maksimal të refugjatëve, me qëllim që në fillim të javës së ardhshme të fillojnë bisedimet për krijimin e koalicionit me Liberalët e Të Gjelbrit. Unioni konservator, JU ka rreth 110.000 anëtarë dhe e quan veten shoqata rinore politike më e madhe në Europë.

Sfida e së dielës

Të dielën (08.10) kancelarja Merkel përballet me një sfidë tjetër. Debati për kufirin maksimal të refugjatëve, është tema qendrore e takimit të nivelit të lartë mes CDU dhe CSU-së si parapërgatitje për bisedimet e koalicionit të njohur si „Xhamajka” – Konservatorët, Të Gjelbrit, Liberalët.

Partia kristiansociale, CSU ka precizuar kërkesën e saj për kufirin maksimal të refugjatëve para takimit të dielën. CSU e vë kufirin tek një kontigjent prej 200.000 refugjatësh në vit. Por Merkel e refuzon një përcaktim të tillë të përgjithshëm. Të Gjelbrit dhe Liberalët po ashtu. Unioni konservator rinor, JU kërkon një kufizim të qartë të imigrimit, që duhet të sanksionohet në një ligj migracioni, kërkojnë të rinjtë konservatorë.

Politikani kristiansocial, Joachim Herrmann u shpreh për gazetën gjermane „Die ëelt” të shtunën (07.10) lidhur me kufirin maksimal, se „bëhet fjalë për qëllimin politik dhe rezultate të prekshme”. Ai nuk sheh rrezikun e një shpërbërjeje të unionit. „Askush nuk e do ndarjen”, tha Herrmann. Edhe politikani i CDU-së, Jens Spahn është shprehur, se „për të nuk ka rëndësi, se si do të quhet, për mua është i rëndësishëm sinjali.”

Liberalët e Të Gjelbrit po ashtu kërkojnë prej ditësh një ujdi brenda partive simotra, CDU e CSU për këtë çështje. Politikanja liberale, Marie-Agnes Zimmermann (FDP) është shprehur, se nëse do të punojmë në një qeveri,” nuk duhet të interferojë problematika CDU/CSU.”

SHKARKO APP