Temperatura deri në -20 gradë, humbin jetën 5 alpinistë në Rusi
Pesë alpinistë kanë humbur jetën këtë të premte, pasi janë zënë nga një stuhi bore në malin më të lartë të Evropës, në Elbrus të Rusisë, afër kufirit me Gjeorgjinë.
Ministria Rajonale e Emergjencave e Rusisë, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije lajmin për humbjen e jetës së 5 alpinistëve dhe konfirmoi se 14 anëtarë të tjerë të grupit janë shpëtuar në kohën kur po mbretëronte mot me erë të fuqishme, dukshmëri të vogël dhe temperaturë -20 gradë.
Ndërkohë alpinistët bënë një thirrje për ndihmë pas orës 5 të pasdites së të enjtes, kur ishin në një lartësi prej rreth 4.800 metrave.
Nga personat e shpëtuar, njëmbëdhjetë prej tyre u dërguan në spital me lëndime. Ndërkaq gjatë ngjitjes, një grua nuk u ndie mirë dhe u kthye bashkë me njërin nga udhërrëfyesit, tha Alimov, por vdiq më vonë në duart e tij.
Grupi tha se dy anëtarë vdiqën nga të ftohtit, ndërsa dy të tjerë e humbën vetëdijen dhe vdiqën derisa kanë arritur në fund të malit.