Temperatura rekord në -79 gradë
Erëra të acarta kanë përfshirë këtë fundjavë edhe Nju Jorkun, Masaçusetsin dhe Konektikatin. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në SHBA, ky i ftohtë i acartë do të jetë i përkohshëm.
Edhe në ditët e para të kësaj jave, era do të jetë e ftohtë, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të bien edhe përtej -13 apo -14 gradë celcius.
Temperatura ekstreme u shënua në Nju Hempshër, ku i gjithë parku kombëtar i Malit Uashington u pushtua nga errësira, i ftohti ekstrem dhe akulli, ku termometri për më shumë se 24 orë shënoi -79 gradë celcius.