Temperatura rekord në Evropë, rritet kërcënimi nga zjarret masive
Evropa po përjeton një valë të fortë të nxehti, me temperatura mbi 40°C, rekorde të reja, zjarre dhe probleme në energji, transport e turizëm. Ekspertët paralajmërojnë se fenomene të tilla po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.
Italia ka vendosur alarmin maksimal për të nxehtin në 27 qytete, duke paralajmëruar rrezik për të gjithë popullsinë. Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve dhe turistëve të shmangin orët e pikut të diellit dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.
Në Austri dhe Sllovaki janë regjistruar temperatura rekord, përkatësisht 41,2°C dhe 42,2°C. Thatësira ka ndikuar edhe në prodhimin e energjisë, duke detyruar disa centrale të reduktojnë aktivitetin.
Hungaria po përballet me probleme në centralin bërthamor për shkak të nivelit të ulët të Danubit dhe ka kërkuar ulje të konsumit të energjisë. Në Gjermani, nivelet e ulëta të lumenjve po vështirësojnë transportin e mallrave.
Ndërkohë, zjarre të mëdha kanë shpërthyer në Francë dhe vende të Ballkanit, përfshirë Serbinë. Edhe Kroacia po përballet me temperatura ekstreme, duke ndikuar në aktivitetet turistike.
KOHA JONË SONDAZH

