Tenerife tronditet nga tragjedia detare, humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të dielën pasi u rrëmbyen nga dallgë jashtëzakonisht të forta pranë Los Gigantes, një pellg natyror në bregdetin jugor të Tenerife-s në Ishujt Kanarie.

Viktima e fundit është një burrë që u nxor nga deti në arrest kardiak nga ekipet e Qendrës së Koordinimit të Emergjencave (CECOES). Ai u transportua me helikopter në Spitalin “La Candelaria”, ku ndërroi jetë më vonë.

Alarmi u dha rreth orës 16:00, kur u raportuan notarë të bllokuar nga deti i trazuar rreth 200 metra nga Isla Cangrejo, në zonën turistike të Santiago de Teide.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stuhia e fortë e së dielës gjeneroi një dallgë të madhe që kapërceu barrierën shkëmbore dhe goditi një grup njerëzish, duke i tërhequr mbi shkëmbinj. Mes tyre kishte edhe turistë të huaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përballë situatës, u aktivizua menjëherë një operacion i gjerë shpëtimi, i cili përfshiu Shërbimin e Shpëtimit Detar me një helikopter Helimer, motoçikleta uji të urgjencës, si dhe zjarrfikësit e Tenerife-s.

Tre persona të tjerë u plagosën, por sipas autoriteteve të emergjencës, gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën.

Aksidenti ndodhi pavarësisht paralajmërimit për det të trazuar të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave të Ishujve Kanarie, i cili ka qenë në fuqi në të gjithë arkipelagun që nga e premtja. Sipas mediave lokale, stuhia e pasdites së së dielës goditi papritur, ndërsa disa notarë ndodheshin në shkëmbinj e të tjerë në ujë, në një zonë ku edhe deti në dukje i qetë mund të bëhet rrezikshëm brenda pak sekondash.

Tenerife ka përjetuar një episod tjetër tragjik vetëm një muaj më parë: më 8 nëntor, tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pasi u rrëmbyen nga dallgët e forta të baticës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?