Tension midis BE-së dhe Britanisë për Brexit: Tërhiquni ose shkojmë…

Brukseli është tejet i irrituar nga vendimi i kryeministrit Boris Johnson për të miratuar një projekt-ligj që do të ndryshonte disa pjesë të marrëveshjes që ka larguar tashmë Britaninë e Madhe nga BE-ja.

Pjesa më e nxehtë ka të bëj edhe një herë me Irlandën e Veriut, që sipas termave juridike të Brexit do të mbetet ekonomikisht në tregun europian por sipas BE-së me projekt-ligjin e ri mund të shndërrohet në një lloj “dere të pasme” për Londrën, që mund të anashkalonte taksat doganore me BE-në.

Pas një takimi të ministrit britanik Michael Gove me zv/presidentin e Komisionit Europian Marcos Sefcovic, Brukseli doli me një deklaratë zyrtare që tingëllon si një ultimatum. Londra ka një muaj për t’u tërhequr nga projekt-ligji, përndryshe Bashkimi Europian do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore që do të gjykojë të përshtatshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Johnson mendon se vendimi i Parlamentit e tejkalon atë të Brukselit për sa i përket ligjeve lokale por edhe kryeministri po kritikohet ashpër nga vetë konservatorët, që po e akuzojnë se ka rrënuar imazhin dhe historinë e Britanisë së Madhe për sa i përket respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?