FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensione në Serbi, mbështetësit e Vuçiçit kundër protestuesve

Mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS), të Presidentit Aleksandër Vuçiç organizuan sot protesta nën moton “Qytetarët kundër bllokadave”. Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Dua jetën time përsëri”, “Dua një jetë normale”, dhe “Dua Serbinë time përsëri”, ata zhvilluan tubime si reagim ndaj protestave që janë zhvilluar muajt e fundit në vend.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më herët gjatë ditës se protestat nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve, por kundër bllokadave dhe dhunës. “Ne nuk jemi kundër njerëzve, është një protestë kundër bllokadave dhe dhunës”, tha Vuçiç.

Studentët që prej muajsh janë në qendër të lëvizjeve kundër qeverisë, kanë reaguar ndaj protestës së mbështetësve të SNS. Përmes rrjeteve sociale, ata bënë thirrje për ta injoruar tubimin, duke paralajmëruar për provokime të mundshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?