Tensione të reja në Lindjen e Mesme, evakuim i pjesshëm në bazën amerikane në Katar

Situata në Lindjen e Mesme është rikthyer në një fazë alarmi të lartë pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump ndaj Iranit dhe reagimeve të ashpra nga Teherani.

Sipas tre burimeve diplomatike që kanë folur për Reuters, një pjesë e personelit të bazës ushtarake amerikane Al Udeid në Katar është urdhëruar të largohet nga objekti deri të mërkurën në mbrëmje. Ambasada e SHBA-së në Doha nuk ka dhënë ende një koment zyrtar, ndërsa nuk është bërë publik as numri i saktë i personave që janë përfshirë në këtë lëvizje.

Baza Al Udeid është instalimi më i madh ushtarak amerikan në rajon dhe strehon rreth 10 mijë trupa. Ajo shërben si qendër strategjike për operacionet amerikane në gjithë Lindjen e Mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, një zyrtar i lartë iranian kishte deklaruar për Reuters se Teherani u kishte dërguar mesazhe vendeve të rajonit, duke i paralajmëruar se në rast të një sulmi amerikan, bazat ushtarake të SHBA-së në territorin e tyre do të bëheshin objektiv. Paralajmërime të tilla, sipas tij, u ishin adresuar Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Turqisë dhe shteteve të tjera, me kërkesën që këto vende të ndërmjetësonin për të ndalur çdo veprim ushtarak nga Uashingtoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, Irani ka dërguar sinjale paralajmëruese edhe ndaj Izraelit, duke lënë të kuptohet se çdo përshkallëzim i konfliktit do të sillte reagime të drejtpërdrejta në të gjithë rajonin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?