Tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli thirrje Turqisë: Mos e vini në provë durimin tonë
Izraeli ka paralajmëruar Ankaranë kundër zgjerimit të përfshirjes së saj ushtarake në territorin sirian, pak ditë pasi ushtria izraelite sulmoi bazën ajrore Abu al-Duhur në veriperëndim të Sirisë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, akuzoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se po e tërheq Turqinë në “aventura të rrezikshme” në Siri dhe e paralajmëroi Ankaranë të mos vërë në provë vendosmërinë e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.
Përplasja mes dy vendeve është zhvendosur gjithnjë e më shumë në Siri, ku Turqia është shfaqur si një mbështetëse e rëndësishme e presidentit sirian Ahmed al-Sharaa dhe po ndihmon në trajnimin dhe rindërtimin e forcave të armatosura siriane.
Izraeli kundërshton krijimin e një pranie të përhershme ushtarake turke në Siri, duke argumentuar se një zhvillim i tillë mund të kërcënojë sigurinë e tij dhe të kufizojë lirinë e veprimit të ushtrisë izraelite në territorin sirian.
KOHA JONË SONDAZH

