Tensionet Itali-Francë, ministrja: Nuk do luajmë kush është më budalla

“Nuk do bëjmë konkurs kush është më budalla. Me Italinë kemi për të bërë shumë gjëra dhe duam të vijojmë t’i bëjmë. Do të shkoj në Itali, kur të jetë qetësuar klima”.

Kështu i është përgjigjur interesimit të mediave ministrja franceze e Çështjeve Europiane, Nathalie Loiseau, në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Loiseau është pyetur nëse Franca është e gatshme të marrë masa ndaj Italisë për çështje si Stx-Fincantieri apo Alitalia, pas sulmeve të dy zëvendëskryeministrave Luigi di Maio dhe Matteo Salvini kundër qeverisë Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Francë mendojnë se e gjithë kjo është e tepruar dhe pa kuptim. Kur teprohet me deklarata në tone dhe në sasi, ato e humbin kuptimin”, ka thënë Loiseau.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E çfarë fitojnë italianët? A i kontribuon kjo mirëqenies së popullit Italian, gjë që është përgjithësisht objektivi i çdo qeverie. Nuk besoj”, ka shtuar ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?