Tensionet me Ukrainën, BE: Sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian paralajmëron vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe u bën thirrje të gjitha palëve për ulje të tensioneve pas asaj që ndodhi në Detin e Azov, theksoi  zëdhënësi i Komisionit Europian i cili shpreh shqetësim të madh për këtë situatë.

“Puna vazhdon brenda BE-së për të vlerësuar mundësinë e sanksioneve të reja me shtimin e personave apo subjekteve në listën e zezë që ndalon udhëtimin dhe siguron ngrirjen e aseteve për shkak të presioneve të Rusisë ndaj Ukrainës”, shpjegon ai.

Përplasja detare e së dielës ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë – gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Anijet e rojes bregdetare ruse hapën zjarr, përpara se forcat e saj speciale t’i sulmonin anijet e Ukrainës. Rreth gjashtë ukrainas u plagosën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ukraina tha se ky veprim ishte një “akt i agresionit” rus. Moska tha se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?