Tensionet rriten mes Emirateve dhe Iranit, sulmohet një objektiv

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmarrë për herë të parë një sulm ndaj Iranit, një zhvillim që konsiderohet një hap i ri në përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme. Lajmi është publikuar nga “Corriere della Sera” dhe citohet gjithashtu nga mediat izraelite.

Sipas këtyre raportimeve, objektivi i sulmit ka qenë një impiant iranian për desalinizimin e ujit. Burimet izraelite e interpretojnë këtë veprim si një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj regjimit iranian, megjithëse theksohet se bëhet fjalë për një reagim të kufizuar dhe jo për përfshirje të plotë të Emirateve në konflikt.

Ndërkohë, autoritetet izraelite njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë identifikuar 17 raketa balistike të lëshuara drejt territorit të vendit. Sipas tyre, 16 prej raketave janë interceptuar, ndërsa një tjetër ka rënë në det.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu janë zbuluar edhe 117 dronë, nga të cilët 113 janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore, ndërsa katër të tjerë kanë rënë në territorin izraelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Televizioni publik izraelit “Kan” raportoi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe sulmet iraniane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?