Tensioni SHBA-Iran, Papa: Lufta sjell vdekje dhe shkatërrim

Papa Françesku bën thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje, dy ditë pas vrasjes së Gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara. Papa foli për një ajër të tmerrshëm tensioni që tani mund të ndihet në shumë pjesë të botës. ”Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të largohen nga hija e armiqësisë”. Më tej shtoi: Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim. Ju kujtojmë se të premten, një sulm amerikan me dron, në një kolonë në aeroportin e Bagdadit vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, duke dhënë premtime për hakmarrje të ashpër nga Teherani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?