Tërmet 7.4 ballë, mbi 100 të vdekur…
Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet ende. Autoritetet kolumbiane njoftuan se persona të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Në qytetet më të goditura, Pereira, Quibdó, Cali dhe Manizales, banorët së bashku me ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave.

Në qytetin Manizales u shemb një kullë e katedrales neogotike dhe ra mbi godinën kryesore të kishës.
Enti i Aviacionit Civil të Kolumbisë njoftoi se ka pasur dëme në gjashtë aeroporte relativisht të vogla dhe njoftoi se janë pezulluar përkohësisht fluturimet, sepse po kryhen inspektime dhe vlerësime të gjendjes së tyre.
Tërmet i thellë me fuqi 7,4 ballë
Epiqendra e tërmetit ndodhej në skajin lindor të provincës Chocó. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) dhe atij të Kolumbisë tërmeti kishte një magnitudë prej 7.4 ballësh.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua në jug të Rezervatit Natyror Kombëtar Tatamá, pranë kufirit lindor të provincës Chocó.

Sipas USGS-së tërmeti ishte gjithashtu mjaft i thellë. Goditjet arritën një thellësi prej rreth 107 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.
Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë e cilësoi tërmetin si më të fortin të regjistruar në vend gjatë dekadës së fundit. Pas tërmetit të parë u regjistruan edhe dy lëkundje pasuese me magnitudë 2,8 dhe 4,8.
Epiqendra e tërmetit ishte thuajse në një distancë të barabartë prej 400 km nga tri qytetet kryesore të Kolumbisë: Bogota në lindje, Medellín në veri dhe Cali në jug.

Qendra më e afërt e madhe e banuar, Cartago, ka rreth 140,000 banorë dhe ndodhet rreth 30 kilometra larg epiqendrës së tërmetit.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë gjithashtu në Ekuador, si edhe në Panama dhe Venezuelë.
Nga një tërmet prej 7.4 ballësh në Kolumbi vdiqën të paktën 20 vetë. Njoftohet për shembje ndërtesash dhe dëme në aeroporte.
KOHA JONË SONDAZH




