Tërmet në Bosnje-Hercegovinë, lëkundjet ndihen edhe në Shkodër

Këtë të premte, një tërmet ka tronditur jugun e Bosnje-Hercegovinën. Mediat vendase shkruajnë se sipas informacioneve të para, lëkundja ishte me magnitudë 5.1. Por, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, forca e tij ishte 4.5 gradë e shkallës Rihter. Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha materiale apo të plagosur, por lëkundjet raportohet të jenë ndjerë edhe në qytetin e Shkodrës në Shqipëri.

SHKARKO APP