Lajm i fundit / Tërmet në Tajvan, frikë për shumë të vdekur
Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi ishullin. Mediat e huaja tregojnë pamje nga ndërtesat e rrënuara dhe shumë të tjera që janë në pritje për t’u rrëzuar. Tërmet në Tajvan, shumë janë të frikësuar të vdekur. Tërmeti me magnitudë 6.4 goditi gjithë Tajvanin, por epiqendra ishte një ishull, 22 km në veri-lindje të qytetit jugor të Pingtung. Ky tërmet ka vënë në lëvizje institutin e gjeo-sizmiologjisë, USGS. Nuk ka njoftime konkrete për viktima, por mediat tregojnë një Tajvan me ndërtesa të rrënuara. Shumë prej tyre i frikësohen idesë se mos poshtë gërmadhave ka të vdekur. “Tajvan China Post”, citon faqen CBS, e cila shkruan se, “ka raportime për ndërtesat e shkatërruara në Tajvan, ku ekipet e shpëtimit po vijnë.” Sipas Formosa TV, cituar nga Sky Neës, 37 persona u shpëtuan nga një ndërtesë 7-katëshe.
(Perktheu nga LaRepublica Koha Jone)
KOHA JONË SONDAZH

