Tërmetet shkatërruese/ Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken vizitë në zonat e prekura

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Turqi, Gjermani dhe Greqi nga datat 16 deri më 22 shkurt.

Gjatë këtij turneu, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, por edhe do të shohë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Blinken do të vizitojë bazën ajrore Inçirlik në jug të Turqisë më 19 shkurt, “për të parë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke në përgjigje ndaj shkatërrimit nga tërmetet e 6 shkurtit”, tha zëdhënësi i DASH-it, Ned Price.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?