FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërmeti 5.5 ballë trondit ishullin e Kretës

Një tërmet me magnidutë 5.4 ballë i shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në 76 kilometra në det, përballë brigjeve lindore të ishullit të Kretës.

Sipas Insitutit Gjeologjik të Athinës, lëkundja sizmike ishte në det, por ajo ka qenë në shtresa sipërfaqësore, çka e ka bërë atë të jetë i fuqishëm.

Banorë të Kretës deklaruan se lëkundja ishte tepër e fortë dhe u ndje në të gjithë ishullin, si dhe në pjesën lindore të Mesdheut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk ka raport për dëme në njerëz, por autoritetet lokale thanë se janë vënë re disa krisje muresh dhe dëmtime të lehta në muret e disa godinave të vjetra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prefektura e lasithit njoftoi se me zbardhjen e ditës do të dërgojë në zonë ekspertët e saj për verifikimin e dëmeve, ndërsa ende nuk ka një vendim nëse do të hapen apo jo shkollat në zonën e prekur nga tërmeti.

/ TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?