Tërmeti 5.6 godet Rumaninë, lëkundjet ndihen në disa shtete

Një tërmet me magnitudë 5.6 u regjistrua sot në Rumaninë lindore, në rajonin e Transilvanisë. Mësohet se lëkundjet u ndjenë në orën 2:38 lokale.

Sipas të dhënave nga shërbimi gjeologjik, tërmeti kishte një thellësi rreth 150 km, ndërsa epiqendra ishte 12 km në juglindje të Comandau-s. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo dhe në ato materiale.

Mediat e huaja raportojnë se lëkundjet u ndjenë deri në Ukrainë, Moldavi dhe Bullgari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?