Tërmeti i fuqishëm godet Kroacinë, banorët vrapojnë në rrugë të tmerruar
Krocia është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fuqishëm.
Lëkundjet e një madhësie prej 5.2 e shkallës rihter u regjistruan rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm (28 dhjetor). Epiqendra ishte afër qyteteve Petrinja dhe Sisak rreth 50 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb.
Deri më tani raportohen vetëm dëme materiale, ku disa banesa kanë pësuar dëmtime, përfshirë edhe një spital.
Tërmeti u pasua nga një pasgoditje e magnitudës 4.9 të shkallës rihter. Banorët kanë vrapuar të alarmuar në rrugë, jashtë banesave.
Ky është tërmeti i dytë që ka goditur Kroacinë këtë vit. Në mars, një tërmet me madhësi 5.3 goditi Zagrebin duke shkaktuar një viktimë dhe 27 të plagosur.