Tërmeti në Greqi shkund fort studion e lajmeve, spikeri vazhdon punën pa u trembur (VIDEO)
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë pasditen e sotme, lëkundje të cilat u ndjenë deri në vendin tonë. Tërmeti u regjistrua me magnitutë 5.7 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e saj ishte në qytetin Elasona të Greqisë. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme, banorët, të mbërthyer nga paniku kanë dalë me shpejtësi jashtë shtëpive.
Por një episod disi i çuditshëm ka ndodhur në studio e një televizioni grek, ku spikeri nuk ka lëvizur nga vendi, pavarësisht lëkundjeve të forta.
Ai shihet teksa jep lajmet, në një kohë kur tavolina e objektet përreth tij po tundeshin fuqishëm. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
BREAKING: Another strong 5.9-magnitude #earthquake hits central #Greece; felt in nearby countries. #σεισμος #Ελασσονα #Λαρισα @LastQuake @EarthQuakesTime pic.twitter.com/1LtxhqwFL6
— Xhildinho Z (@xhildinho) March 4, 2021