FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërmeti në Meksikë shembi shkollën, vdesin mbi 21 fëmijë

Pas tërmetit të fuqishëm 7.1 ballë në Meksiko një nga përpjekjet më të dëshpëruara të ekipit të kërkim-shpëtimit ishin në një shkollë fillore dhe të mesme.

Një pjesë e shkollës trekatëshe është shembur duke lënë të paktën 21 fëmijë të vdekur dhe katër të rritur.

Departamenti Federal i Arsimit njoftoi të martën se 25 trupa ishin gjetur në rrënojat e shkollës ndërsa po punonet për gjetjen e trupave të tjerë ose të mbjetuarëve, të tërmetit më vdekjeprurës që nga vitit 1985.

Swiss Digital Desktop Reklama

30 fëmijë dhe 8 të rritur rezultojnë akoma të zhdukur që nga ora 02:00 e së mërkurës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tërmeti ra në afërsi të qytetit Puebla të Rabosos, rreth 75 milje në juglindje të Mexico City dhe deri tani ka shkaktuar një bilanc prej 248 persona.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?