Terroristët që goditën Parisin kishin lidhje me ata të Belgjikës

Terroristët që goditën Parisin kishin lidhje me ata që sulmuan Brukselin. Është ky lajmi që vjen nga prokuroria belge, e cila ka konfirmuar se në një prej jelekëve kamikazë që mbahej veshur nga terroristët e Parisit janë gjetur gjurmë ADN-je të Najim Lachraouit, i cili hodhi vetën në erë në aeroportin Zaventem të Brukselit. Autorietetet kanë mundur të zbardhin edhe detaje të tjera të cilat provojnë lidhjen midis antarëve të kësaj celule terroriste. Në vitin 2015, Najim Lachraoui përdori një emër fals së bashku me të arrestuarin Salah Abdeslam ëpr të hyrë në Hungari.

Autoritetet ndërkombëtare kanë arritur që të zbulojnë një lidhje mes terroristëve që goditën Parisin dhe atyre që sulmuan Brukselin. Lajmi është bërë me dije nga prokuroria belge, e cila ka njoftuar se në një prej jelekëve kamikazë që mbahej veshur nga terroristët e Parisit janë gjetur gjurmë ADN-je të Najim Lachraouit, i cili hodhi vetën në erë në aeroportin Zaventem të Brukselit.

Megjithatë, kjo nuk është pika e tyre e vetme e kontaktit, pasi më herët, Lachraoui dhe terroristi tjetër i arrestuar, Salah Abdeslam, kishin përdorur së bashku identitete false për të hyrë në Hungari. Në këto kushte, autorietet kanë dyshime se ekstremistët që goditën Parisin dhe Brukselin i përkasin të njëjtës celulë terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Presidenti i Francës, Francois Hollande, i cili deklaroi se pjesa më e madhe e këtij grupimi është shkatërruar megjithatë, ka ende persona të tjerë që mund të kërcënojnë sigurinë e qytetarëve europianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurorët kanë arritur që të zbulojë edhe rolin e Lachraouit në sulmet e Parisit pasi në bazë të hetimeve mendohet se ai ka qënë përgatitësi i bombave. Najim Lachraoui është personi në të majtë të fotos së publikuar nga autoritetet. Hetuesit kanë arritur që të identifikojnë edhe personin që gjendet në mes, i cili është Brahim el-Bakraoui.

Ndërkohë, ende enigmatik mbetet fati i personit të tretë, për të cilin nuk dihen as identiteti dhe as vendndodhja e tij. Aktualisht prokurorët po mundohen që të zbulojnë më shumë rreth kësaj celule terroriste. Më herët ata janë shprehur se kanë arritur që të hedhin dritë mbi disa cështje, por ende ka shumë gjëra të cilin nuk kanë arritur të zbardhen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?