Terrorizëm dhe në Afrikë, vriten dhe mbahen peng mbi 170 perëndimorë
Terrorizmi godet edhe Afrikën.
Kështu, raportohet se një 'luftë' e vërtetë ka shpërthyer në hotelin "Radisson", në Bamako, kryeqyteti i shtetit të Malit në Afrikë. Teksa të shtënat me automatikë kanë nisur brenda hotelit me 190 dhoma, 90% e të cilave ishin aktualisht të zëna.
“Po ndodh në katin e shtatë, xhihadistët po shtijnë në korridor”, tha një burim i sigurisë.
Teksa sipas një zëdhënësi të hotelit, cituar nga NBC News, terroristët po mbajnë peng 170 persona, 140 klientë e 30 anëtarë të stafit.
Sipas “Jeune Afrique”, tre terroristë i janë afruar hotelit me një makinë të trupit diplomatik, ndërsa ambasada amerikane u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë, përfshirë stafin e saj, të shkojnë në vende të sigurta.
Kujtojmë se hoteli frekuentohet nga diplomatë dhe afaristë të huaj dhe mund të jetë shndërruar në objektiv pasi midis klientëve ka shumë francezë.
Ndërsa trupat franceze janë të pranishme në vend që nga janari 2013 dhe vetë presidenti François Hollande iu referua Malit në fjalimin e djeshëm.
"Në 2013, Franca ndihmoi Malin të arrinte një fitore dhe “terroristë e dinë, për këtë arsye na konsiderojnë armiq”, shpjegoi Hollande, duke shtuar se “terroristët më 2012 sulmuan kulturën e Malit, shkatërruan simbolet e kulturës, gratë u nënshtruan, burrat u poshtëruan. Francës iu desh të merrte përgjegjësitë e saj për të çuar përpara aksione të rëndësishme”.