Terrorizmi, 80 për qind e viktimave janë myslimanë

Raporti i një organizate joqeveritare nga Franca, ka bërë të ditur se terrorizmi i së djathtës ekstreme ka shënuar viteve të fundit ngritje prej më se 320 për qind dhe se mbi 80 për qind e viktimave të terrorizmit janë myslimanët.

Paçka mbulimit medial të myslimanëve kryesisht si kryerës të akteve të terrorizmit, studimi i ri ka treguar se myslimanët janë viktimat më të mëdha të sulmeve terrorizmit në botën mbarë, ka raportuar “Al-Jazeera”. Shoqata Franceze e Viktimave të Terrorit (AFVT) ka njoftuar se tetëdhjetë për qind të viktimave janë myslimanë të shteteve të ndryshme.

Të dhënat përfaqësojnë shkallën botërore të pasojave të terrorizmit. Para se të mbahej Kongresi ndërkombëtar për viktimat e terrorizmit në Nicë të Francës, Gullaume Denoix de Saint-Marc, drejtues i AFVT-së, ka thënë: “Myslimanët i vuajnë më së shumti pasojat e sulmeve terroriste”.

”Është me rëndësi që të kujtohet kjo gjë në Evropë, sepse aty mendohet se ata që kryejnë sulme terroriste janë myslimanë dhe se viktimat janë jomyslimanë. Kjo megjithatë nuk është e vërtetë”.

SHKARKO APP