FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Testi i 7 raketor nga Koreja, reagon zyrtarisht SHBA: Akt i shëmtuar, Trump do të japë kundërpërgjigjen

Koreja e Veriut lëshoi një raketë të paidentifikuar nga qarku Sunan në kryeqytetin e saj Phenian e cila fluturoi mbi rajonin Hokkaido në veri të Japonisë dhe ra në Oqeanin paqësor. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga SHBA, ku sekretari i mbrojtjes James Mattis ka akuzuar Korenë e veriut për “akt të shëmtuar” ndaj njerëzimit.
Reagon Mattis: Akti i Koresë së Veriut, i shëmtuar
Mattis tha se raketa “e cila u drejtua drejt Japonisë vendosi në rrezik miliona japonez. Por kur është pyetur se si do të kundërpërgjigjet SHBA, Mattis tha:
“Nuk dua ende të flas për këtë. Presidenti Trump do të flas për këtë gjë”, ka konfirmuar ai.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar më parë se Koreja e Veriut nuk do të lejohet të kërcënojë Shtetet e Bashkuara me raketa me koka bërthamore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?