Tha se kishte kancer, 42-vjeçarja grumbullon 50 mijë euro dhe i shpenzon për pushime

Një 42-vjeçare britanike njoftoi se kishte kancer dhe kërkoi para nëpër rrjetet sociale për kurimin e saj, ndërkohë që ishte shëndoshë e mirë dhe 50 mijë eurot e dhuruara nga personat bujarë, i shpenzoi me pushime të shtrenjta, bileta ndeshjesh futbolli dhe baste.

Nicole Elkabbass krijoi një faqe GoFundMe ku shpjegonte se vuante nga kanceri në vezore, duke postuar edhe një foto ku dukej e shtrirë në një shtrat spitali. Në gjykatë u tregua se fotoja ishte bërë pas një operacioni të saj për heqjen e fshikëzës së tëmthit.

Prokurori tha: “Faqja e saj ishte e gjitha gënjeshtër. Nuk i përdori paratë që i dhuruan njerëzit për trajtimin e kancerit. Paratë shkuan për disa gjëra: baste, udhëtime, bileta ndeshjes të Tottenham Hotspurs”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja nga Kent akuzohet për mashtrim, ndërsa gjyqi ndaj saj vijon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?