Thatësira në Afrikë rrezikon jetën e 10 milionë njerëzve
Thatësira ka nxitur frikën e një përsëritje të urisë shkatërruese, siç ndodhi në vitin 1984, ku vdiqën rreth 1 milion njerëz. Rreth 350.000 foshnje pritet të lindin në thatësirën më të keqe të Etiopisë, përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm, njoftojnë Kombet e Bashkuara.
Thatësira do të mbërthejë 10.1 milionë njerëz në nevojë, të cilët janë nevojtarë për ndihma ushqimore. Organizata “Save the Children” e ka kategorizuar situatën si katastrofa e dytë më e keqja humanitare në botë.
“Shkalla e thatësirës në Etiopi është më e keqja në 19 vitet e fundit”,- tha drejtori për Organizatës Ruajtjen e Fëmijëve, John Graham. Ekziston një shqetësim serioz për njerëzit në nevojë – për të sapolindurit dhe nënat e tyre. Në qendrën shëndetësore në rajonin verior Afar, prindërit sjellin fëmijët që vuajnë nga sëmundje të urisë.
Thatësira ka nxitur frikën e një përsëritje të urisë shkatërrues si ajo e viteve 1984, kur rreth 1 milion njerëz vdiqën.
Independent/ Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

