Thatësira nxjerr në pah qytetin 3,400-vjeçar në Irak

Një qytet 3,400-vjeçar u shfaq në Irak pasi niveli i ujit në një rezervuar ra me shpejtësi për shkak të thatësirës ekstreme.

Arkeologët Kurdë dhe gjermanë gërmuan vendbanimin në rezervuarin e Mosulit, përgjatë lumit Tigër në rajonin Kurdistan të Irakut verior, në janar dhe shkurt.

Projekti ishte në partneritet me Drejtorinë e Antikiteteve dhe Trashëgimisë në Duhok për të ruajtur trashëgiminë kulturore të zonës për brezat e ardhshëm
Vendi arkeologjik, Kemune, besohet të jetë qyteti i Zakhikut i epokës së bronzit, një qendër kryesore e Perandorisë Mittani që mbretëroi nga 1550 deri në 1350 para Krishtit.

Territori i mbretërisë shtrihej nga Deti Mesdhe në Irakun verior, sipas Ivana Puljiz, profesoreshë e re në departamentin e arkeologjisë në Universitetin e Freiburgut në Breisgau, Gjermani.

SHKARKO APP