The Economist: “Satira Gjermane ndaj Turqisë, presim përleshje”
Një “poemë” në televizionin gjerman me datë 31 mars nga Jan Böhmermann, një satirist i cili kishte në shënjestër Presidentin Turk por që nuk u pëlqye nga vetë Erdogan, po nxjerr përsëri luftën e heshtur e armiqësinë Turqi-Gjermani, sipas një shkrimi nga “The Economist”.
Ky veprim ka shkaktuar një kacafytje diplomatike midis Turqisë dhe Gjermanisë.
Tensioni ka kohë që ka nisur, duke nisur që në vitin 2007 kur Kancelarja, Angela Merkel, e mërziti Erdoganin duke e kundërshtuar anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian. Erdogan u bë gjithnjë e më autokratik dhe zonja Merkel shpesh e qortonte atë për blerjen dhe shtypjen e shtypin.
Por në 2015 refugjatët mbërritën në BE nëpërmjet Turqisë dhe papritmas Merkel kishte nevojë për ndihmën e Erdogan-it. Rezultati është marrëveshje që BE-ja, Merkel ka bërë me Turqinë muajin e kaluar, ku Turqia merr miliarda në ndihmë dhe vendi mund të anëtarësohet në BE. Qytetarët e shtetit turk do të lejohen të udhëtojnë pa viza në Europë. Merkel tani është e gatshme për të kritikuar Erdogan. Turqia ka thirrur ambasadorin gjerman për një ankesë në lidhje me satirën e transmetuar në televizionin gjerman në 17 mars. Në këtë pikë Merkel deklaroi se liria e shtypit është e shenjtë, duke bërë që Böhmermann të shtojë dozën.
Më 10 prill Ankara dërgoi një notë formale diplomatike, për shkak se e ka quajtur satirën në ekranin gjerman një fyerje diplomatike. Në teori Böhmermann mund të shkojë në burg për tre vjet, nëse qeveria gjermane vendos për ta ndjekur penalisht. Mes zemërimit në Gjermani, Merkel ka ende për të sunduar dhe Erdogan ka ngritur dhe një ankesë personale për të njëjtën akuzë.
Merkel së bashku me të gjitha aftësitë e saj diplomatike duhet të kontrollojë këtë zënkë. Gjasat janë më të mëdha se “brishtësia” e Erdoganit sepse liria e fjalës, kriza e refugjatëve dhe politika siriane janë të gjitha në një përzierje.
Ndërkohë, një tjetër goditje është në horizont. Presim temperamentin turk në përleshje.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

