Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 10:29 BE shqyrton tre kapituj të negociatave me Shqipërinë Shqipëria do të jetë në axhendën e diskutimeve të Bashkimit Evropian këtë të premte, më 13 nëntor 2026, në kuadër të procesit të negociatave…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Thertoret, “vatra të nxehta të Coronës”. Pas rasteve në Gjermani, tani alarm edhe në Austri

Bota E martë, 7 Korrik 2020 11:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Gjermani, thertoret janë kthyer javët e fundit në “pikat e nxehta të Coronas”. Por raste infektimesh në fabrikat e mëdha të përpunimit të mishit tani raportohen edhe nga Austria.mishi

Raste të infektimit me Corona janë shfaqur në tre thertore të mëdha në Austri. Dy prej fabrikave nuk janë larg nga kufiri gjerman. Gjithsej dhjetë punonjës dhe 13 njerëz nga rrethina e tyre kanë rezultuar pozitivë në testimin për patogjenin SARS-CoV-2, konfirmoi ekipi i krizave të shtetit federal të Austrisë së Epërme.

Sipërmarrjet në fjalë ndodhen në qarkun e Ried im Innkreis në jug të kufirit gjerman pranë Bad Füssing-ut, në qarkun e Braunaut përballë qytetit gjerman Simbach am Inn dhe në qarkun e Wels-Land-it – 50 kilometra në juglindje të Ried-it. Testet me punonjësit e tjerë janë duke vazhduar. Kronen-Zeitung raportoi se mbyllja e fabrikave nuk është planifikuar për momentin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në sipërmarrjen gjermane të mishit Tönnies në Renani-Veriore-Vestfali, më shumë se 1.400 të punësuar rezultuan pozitivë në testimin në qershor. Incidenti gjithashtu ndezi një debat të madh në lidhje me kushtet e punës dhe të jetesës së punëtorëve të punësuar atje. Përpunuesit e tjerë të mishit më parë kishin pasur shpërthime më të vogla të infektimeve me virusin Corona.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Jo e drejtë për mish të lirë”

Në Gjermani, thirrjet për ndryshime në industrinë e mishit janë shtuar. Standardet ushqimore në shumicën e sipërmarrjeve janë “shumë të larta”, i tha Ministrja Federale e Bujqësisë Julia Klöckner (CDU) gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (FAS). “Por atje punohet në kushte ku llogaritet çdo cent”. Ka shumë nënkontraktues brenda kornizës së kontratave të sipërmarrjes. “Përgjegjësia përcillet.” Nga këndvështrimi i saj, një përgjigje mund të jetë kalimi përsëri në thertore më të vogla.

Mund t'ju interesojë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit t...

Para 28 minutash
Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

Para 32 minutash
Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Para 1 ore

Rritja e numrit të infektimeve me Corona në thertore të ndryshme “krijoi një dinamikë që inkurajoi ndryshimet strukturore”, tha Klöckner. Për shembull, aktualisht po shqyrtohet shkalla në të cilën mund të kufizohet reklama “oferta tërheqëse për mish”. Klöckner gjithashtu i bëri konsumatorët përgjegjës. Sipas sondazheve shumica thonë se do të paguanin më shumë për mish, përfshirë edhe mirëqenien e kafshëve. “Por arka e supermarketeve dëshmon të kundërtën”, tha ministrja. Vetëm se: “Nuk ekziston një e drejtë për të blerë mish të lirë”.

Ministrja e bujqësisë e Austrisë, Elisabeth Köstinger theksoi: “Kompanitë austriake për përpunimin e mishit nuk mund të krahasohen me ato në Gjermani”. Një therrtore në Austri zakonisht ka vetëm 400 punonjës. Për më tepër, ata janë të punësuar në kushte më të mira të së drejtës sociale. DW

Etiketat e lidhura

CoronëThertoretvatra të nxehta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

BE shqyrton tre kapituj të negociatave me Shqipërinë
Para 6 minutash

BE shqyrton tre kapituj të negociatave me Shqipërinë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Para 28 minutash

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja
Para 31 minutash

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë
Para 32 minutash

Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 11 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 16 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 11 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 19 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.