”Thikë pas shpine”, çfarë tentuan të bënin bashkëpunëtorët e Trump

US Syria

Pas sulmit të Kongresit Amerikan nga mbështetës të Presidentit ende në detyrë Donald Trump, demokratët kërkuan nga zv/Presidenti, Mike Pence që të aktivizonte Amendamentin e 25, duke i dhënë mundësi që të shkarkonte Trump për paaftësi në kryerjen e detyrës dhe të merrte vetë rolin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Pence nuk pranoi të bënte një gjë të tillë. Mediat amerikane kanë zbuluar se bashkëpunëtori më i afërt i Trump, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, e ka diskutuar këtë opsion.

”CNBC” raporton se Pompeo e diskutoi mundësinë e aktivizimit të Amendamentit 25 për të shkarkuar Trump atë ditë pasi përfunduan trazirat, së bashku me Sekretarin e Thesarit, Steve Mnuchin.  Sipas CNBC, Pompeo dhe Mnuchin zhvilluan diskutime me ndihmësit dhe stafet e tyre respektive për këtë çështje.

Ishin 3 arsye që i penguan Pompeo dhe Mnuchin të kërkonin aktivizimin e Amendamentit 25.

Së pari, do të duhej më shumë se 1 javë që të ndodhte, dhe në kushtet kur Trump është në detyrë edhe për 13 ditë, nuk ja vlente përpjekja.

Së dyti, ishte e paqartë kur 3 anëtarë të kabinetit që nuk ishin konfirmuar ende nga Senati, do të kishin mundësi të votonin.

Dhe së treti, ekzistonte mundësia që shkarkimi i Donald Trump përmes Amendamentit të 25 të përkeqësonte akoma më shumë situatën dhe të ngjallte zemërim në mesin e mbështetësve të Presidentit.

SHKARKO APP