Thirrja nga OBSH: Të mos politizohet debati për origjinën e Covid-19

Si dhe kush e shpërndau virusin që po shkakton edhe vdekje në të gjithë botën, ende sot nuk është zbuluar. Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kritioi të premten debatin e lindur kohët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës lidhur me hetimet për zbulimin e origjinës së pandemisë, duke thënë se i gjithë procesi mund të “helmohet nga politika”.

Duke folur në Gjenevë, shefi i emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Michael Ryan tha se ka të ngjarë që të duhen “studime të shumta” për të përcaktuar burimin e vërtetë të koronavirusit, duke thënë se kompleksiteti në këtë mes sugjeron që kjo mund të mos jetë e mundur.

Zoti Ryan tha se pretendimet e ditëve të fundit lidhur me origjinën e virusit, të nxitura nga urdhëri i Presidentit Joe Biden për agjencitë e zbulimit këtë javë mbi rinovimin e përpjekjeve të tyre për të hetuar burimin e koronavirusit, ishin kryesisht pa prova.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?