
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se Europa duhet ti mbyllë portet për anijet ruse. Ai shtoi se Ukraina dhe Norvegjia kanë filluar bisedimet për furnizimin me 5 miliardë metra kub gaz për dimrin e ardhshëm.
”Norvegjia mund të japë një kontribut vendimtar për sigurinë energjetike të Europës duke ofruar burimet e nevojshme si për vendet e Bashkimit Europian ashtu edhe për Ukrainën”.
Presidenti ukrainas nënvizoi se ky hap i parë do të jetë baza për bashkëpunimin e gjatë në këtë fushë mes dy vendeve. Vendi nordik eksportoi 113.2 bcm gaz vitin e kaluar. Kujtojmë se Norvegjia është furnizuesi i dytë më i madh i Europës me gaz pas Rusisë.
