FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thyhet rekordi, organet e 13-vjeçares ndihmojnë tetë persona

Një vajzë 13-vjeçare që ka humbur jetën nga një sëmundje e trurit ka thyer record, duke shpëtuar 8 njerëz me dhurimin e organeve. Jemima Layzell vdiq në 2012 dhe dhuroi zemrën, pankreasin, mushkëritë, veshkat, zorrën e vogël dhe mëlçinë. Prindërit e saj thanë se ajo ishte shumë e zgjuar dhe e dashur, prandaj do ishte krenare për këtë gjë. Sipas BBC, asnjë dhurues tjetër nuk ka ndihmuar kaq shumë njerëz. Jemima u ndje keq, ndërsa po bënte përgatitjet e festës së ditëlindjes të nënës së saj dhe vdiq pas 4 ditësh në spitalin e fëmijëve në Bristol. Zemra, zorra e vogël dhe pankreasi ndihmuan tre persona, ndërsa veshkat i morën dy të tjerë. Mëlçia u nda në dy pjesë për dy persona dhe mushkëritë u transplatuan në një pacient. 5 prej tyre ishin fëmijë. Në rastet normale, dhurohen 2-6 organe, por ky rast ishte tërësisht i veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?