“Ti nuk je vetëm” Mbretëresha Elisabeta II mesazh me rastin me Krishtlindjes

Me një mesazh drejtuar botës për Krishtlindje Mbretëresha Elisabeta II ngushëlloi të gjithë ata që festuan pa miq e familjarë. “Ju nuk jeni vetëm,” tha Mbretëresha që gjithashtu u detyrua ta kalojë larg familjes Krishtlindjen. Monarkja falënderoi veçanërisht për punën e tyre, mjekët që janë në frontin e luftës me pandeminë.

Mbretëresha Elisabeta II e shfrytëzoi mesazhin e saj me rastin e Krishtlindjes për të ngushëlluar të gjithë ata që janë pa miq e familjarë në këtë festë. “Ju nuk jeni vetëm,” tha Mbretëresha që gjithashtu u detyrua ta kalojë larg familjes Krishtlindjen.

Ajo kujtoi se shumë vetëm “mjaftohen për Krishtlindje vetëm me një përfaqim apo shtrëngim dore”, ndërsa edhe në “natën më të errët ka shpresë në agim”.

Monarkja 94-vjeçare përgëzoi çdo gjest mirësie, duke nënvizuar se pandemia “na ka sjellë më afër” pavarësisht kohës së vështirë dhe dhimbjes.

 Mrekullisht, ky vit që i ka mbajtur njerëzit larg, në shumë mënyra na ka sjellë më afër,” tha monarkja nëpërmjet një video mesazhi, duke shtuar se Familja Mbretërore është “frymëzuar” nga vullnetarët.

“Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, njerëzit i janë përgjigjur mjeshtërisht sfidës së këtij viti, dhe unë ndjehem shumë krenare dhe e prekur nga shpirti i qetë e i pathyeshëm.”

Mbretëresha falënderoi veçanërisht në mesazhin e saj për Krishtlindje, punonjësit e shëndetësisë që janë në frontin e luftës me pandeminë.

SHKARKO APP