Tifozët që kthehen nga Katari rrezikojnë të përhapin virusin e rrezikshëm

I identifikuar për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012, MERS është një sëmundje e cila prek frymëmarrjen dhe shkaktohet nga një koronavirus. Ekspertët thonë se konsiderohet të jetë më i rrezikshëm se COVID.
Ekspertët shëndetësorë në të gjithë botën kanë paralajmëruar tifozët e futbollit që kthehen nga Kupa e Botës në Katar për rrezikun se mund të sjellin në shtëpi ‘gripin e devesë’, një infeksion respirator i shkaktuar nga virusi në Lindjen e Mesme (MERS).

Një apel i postuar në faqen e internetit të ministrisë australiane të Shëndetësisë thotë se tifozët që kthehen nga Katari duhet të jenë të vetëdijshëm për MERS-in dhe u kërkoi njerëzve të reduktojnë sjelljet që rrezikojnë përhapjen e infeksionit duke “respektuar higjienën e mirë, të shmangin konsumimin e mishit të papjekur ose qumështit të papasterizuar”.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) u ka kërkuar gjithashtu mjekëve që të ndjekin rastet e njerëzve që raportonë ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreziku i infektimit për banorët e Mbreterise se Bashkuar është shumë i ulët, por mund të jetë më i lartë tek ata që janë të ekspozuar ndaj faktorëve specifikë të rrezikut brenda rajonit – siç janë devetë”, ka thënë UKHSA
Gjithashtu eshte paralajmëruar për “transmetim nga personi në person”, thuhet më tej në raportin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshillat vijnë pas rritjes së numrit të rasteve të MERS në të gjithë globin. Sipas të dhënave të UKHSA, 2600 raste të konfirmuara nga laboratori i MERS-CoV dhe 935 vdekje të lidhura u raportuan globalisht në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga prilli 2012 deri në tetor 2022.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?