Tillerson: Marrёdhёniet me Rusinё nё njё “pikё kritike”

Pas njё bisede dyorёshe bilanci rezulton i vakur: ka “pak besim” mes SHBA-sё dhe Rusisё, tha Tillerson nё njё konferencё shtypi pas takimit. Sipas tij  marrёdhёniet ndodhen nё njё “pikё kritike”. Tani ёshtё e rёndёsishme, qё tё stabilizohen raportet. “Dy fuqitё e mёdha atomike nuk mund tё kenё marrёdhёnie tё tilla”, vuri nё dukje kreu i diplomacisё sё SHBA-sё.

Pavarёsisht shumё mosmarrёveshjeve lidhur me temat qendrore ka pozione tё pёrbashkёta.”Ne besojmё tё dy nё njё Siri tё paqtё dhe tё bashkuar”, theksoi ministri i Jashtёm i SHBA-sё. Edhe sa i pёrket kёrkesёs pёr njё ҁarmatim atomik nё Korenё e Veriut tё dy vendet janё tё njё mendimi. Lavrov nga ana e tij theksoi, se Rusia “pavarёsisht problemeve ёshtё e hapur pёr dialog” me SHBA-nё. Tё dyja palёt e kanё theksuar “qёllimin e pёrbashkёt”, “qё tё luftojnё pa kompromis kundёr terrorizmit ndёrkombёtar”.

Aspak unanimitet lidhur me qendrimin ndaj Assad

Swiss Digital Desktop Reklama

Lavrov vuri nё dukje gjithashtu gatishmёrinё e presidentit Vladimir Putin, pёr rifillimin e bashkёpunimit me SHBA-nё nё hapёsirёn ajrore siriane. Pas sulmit tё SHBA-sё ndaj njё baze tё aviacionit ushtarak sirian tё pemten (07.04), Rusia e pezulloi marrёveshjen, sipas sё cilёs tё dyja vendet duhet tё informojnё reciprokisht njeri-tjetrin pёr lёvizjet e tyre ajrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrat e jashtёm nuk ishin dakord as lidhur me qendrimin ndaj presidentit tё Sirisё Bashar al-Assad. Ndёrsa Tillerson iu pёrmbajt pozicionit tё tij, qё sulmi i supozuar me gaz toksik ndaj qytetit sirian Chan Scheichun ёshtё planifikuar, urdhёruar dhe ekzekutuar prej “qeverisё siriane”, homologu i tij rus kёrkoi njё “hetim tё pavarur” tё sulmit.  Tillerson tha se nё tё kaluarёn qeveria siriane i ka pёrdorur “mё shumё se 50 herё” armёt kimike.

“Mendimi ynё ёshtё i qartё, qё duhet t’i jepet fund sundimit tё familjes Assad”, theksoi Tillerson. Rusia si njё aleate e ngushtё e Sirisё ka njё rol tё veҁantё, qё t’ia bёjё tё qartё kёtё familjes Assad, tha ministri  i Jashtёm i SHBA-sё. Por ai nuk e pёrcaktoi se nё ҁ’moment tё njё zgjidhjeje politike duhet tё bёhet kjo lamtumirё nga pushteti. Qendrimi i Assadit nё krye tё shtetit nuk pranohet as nё Siri dhe as nё botё.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?