Tim Walz pranon të jetë zëvendëspresident nëse Harris fiton zgjedhjet
Në Kongresin e demokratëve që po zhvillohet në Çikago, e gjithë vëmendja e të pranishmëve në natën e fundit ishte te Tim Walz, i cili dhe zyrtarisht pranoi nominimin e Kamala Harris për të qenë zëvendëspresident nëse ajo fiton në zgjedhjet e nëntorit.
Dukshëm i emocionuar, guvernatori i Minesotës tha përpara demokratëve se ai ishte në një ekip fitues që shumë shpejt do të arrijë qëllimin. Walz shprehu mbështetjen për Harris dhe shtoi se ajo është gati që ta udhëheqë Amerikën.
“Udhëheqësit nuk e kalojnë gjithë ditën duke fyer njerëzit dhe duke fajësuar të tjerët. Udhëheqësit bëjnë punën, “tha guvernatori i Minesotës të mërkurën në një fjalim të zjarrtë.
“Kur ne demokratët flasim për lirinë, nënkuptojmë lirinë për të bërë një jetë më të mirë për veten dhe njerëzit që duam, lirinë për të marrë vendimet për kujdesin shëndetësor,” tha Walz.
“Liria e fëmijëve tuaj për të shkuar në shkollë pa u shqetësuar se do të qëllohen për vdekje në sallë.”