Tmerr, goditet me plumb në kokë, vdes portieri malazez

Futbollin malazez e ka kapluar zia pas një ngjarje të pazakontë.

Goran Lenac, ish-portieri i skuadrës FK Bokejli është qëlluar me armë zjarri në kokë, e cila i ka sjellë edhe vdekjen.

Incidenti ka ndodhur gjatë kohës që skuadra po bënte stërvitje, kur një person i është afruar nga pas shpine, e ka qëlluar me pistoletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse, 33-vjeçar u dërgua me urgjencë në spitalin e Kotorit, ai nuk mundi t’i shpëtoi plagëve të mëdha të marra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lenac ishte pa ekip, pasi i kishte mbaruar kontrata me Bokeljin, por skuadra e ka lejuar të stërvitej deri në kohën kur të gjente angazhim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?